Kosova
Kosova konfirmon tjetër shifër: Serbia ka grabitur 3274 artefakte
Për dy dekada institucionet e Kosovës kanë luajtur jo rrallë me shifra për numrin e artefakteve që i ka grabitur Serbia. Para pavarësisë institucionet rëndom i referoheshin “mbi tri mijë artefakte” pastaj numri ra e u përgjysmua kur fushatat bëheshin herë për 1244 e herë 1247 artefakte të grabitura, por tash del tjetër shifër, që i bie që së paku për nja 15 vjet Kosova t’ia ketë huqur shifrës për hiç më pak se 2477 artefakte. Zyrtarisht, Kosova thotë se Serbia në tërësi ka grabitur 3724 artefakte dhe kjo konfirmohet në Raportin e hartuar nga Komisioni Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.
Kosova zyrtarisht ka dy palë dokumentesh sa u përket artefakteve që i konsideron të grabitura nga Serbia. Para tre vjetësh, me letrat dërguar institucioneve të Serbisë dhe Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM), kërkohej kthimi i 1247 artefakteve të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Tash numri ka ndërruar.
Zyrtarisht Kosova thotë se Serbia në tërësi ka grabitur 3724 artefakte. Pra, 2477 më shumë. Tash shteti qëndron prapa këtij numri. Është bërë publik në saje të Raportit të hartuar nga Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.
Javën e kaluar, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka dorëzuar Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë Raportin me të dhënat e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore gjatë viteve të luftës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












