Kuriozitete
Dy modele të iPhon-it u prijnë shitjeve të telefonave në gjashtë muajt e parë të vitit 2024
Dy modele të iPhon-it u prijnë shitjeve të telefonave në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, sipas raportit të fundit të shitjeve globale të telefonave, përcjell albinfo.ch.
Kompania “Omdia” publikoi rezultatet e telefonave më të shitur në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe dhjetë vendet e para ndahen mes pesë modeleve të iPhoneit dhe pesë Android.
Në vend të parë është iPhone 15 Pro Max me 21.8 milionë shitje dhe në vend të dytë është iPhone 15 (17.8 milionë).
Androidi më i shitur në gjysmën e parë të vitit 2024 ishte Samsung Galaxy A15, i cili shiti 17 milionë njësi. Kjo, megjithatë, mjaftoi vetëm për vendin e tretë në listën e përgjithshme.
Më pas vijojnë iPhone 15 Pro (16.9 milionë) dhe Samsung Galaxy S24 Ultra (12.6 milionë).
Më pas në listë janë iPhone 13, Samsung Galaxy A15 5G, Xiaomi Redmi 13C, iPhone 14 dhe Samsung Galaxy A05.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












