Lajme
Planet e së ardhmes që synon t’i zhvillojë Mira Murati e që lidhen me miliona dollarë
Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka nisur përpjekjet për të mbledhur fonde për startup-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale. Sipas burimeve për Reuters, kompania e re e Muratit synon të zhvillojë teknologji të reja të bazuara në modele të vetëkrijuara, edhe pse nuk është ende e qartë nëse ajo do të marrë rolin e CEO-së.
Bisedimet janë ende në fazat fillestare, por startup-i i Muratit mund të mbledhë mbi 100 milionë dollarë, duke pasur parasysh reputacionin e saj dhe sasinë e kapitalit që kërkohet për trajnimin e modeleve të reja.
Barret Zoph, një tjetër studiues i njohur në sektorin e teknologjisë, i cili u largua nga OpenAI në të njëjtën ditë me Muratin në fund të shtatorit, mund të përfshihet gjithashtu në këtë sipërmarrje, sipas burimeve. Zoph thuhet se po planifikon gjithashtu një startup të vetin, ndërsa Murati ka filluar të rekrutojë ish-punonjës të OpenAI për t’iu bashkuar projektit të saj të ri.
Murati kaloi më shumë se gjashtë vjet në OpenAI, ku udhëhoqi projekte madhore, si ChatGPT dhe DALL-E. Ajo ishte një nga figurat kryesore në marrëveshjen miliarda dollarëshe të OpenAI me Microsoft, mbështetësin më të madh financiar të kompanisë.
Murati iu bashkua OpenAI në qershor të vitit 2018 dhe në maj të vitit 2022 u promovua në CTO. Përpara OpenAI, ajo ka punuar në startup-in e realitetit të shtuar Leap Motion dhe në Tesla. Ajo shpesh shfaqej krah CEO-së së OpenAI, Sam Altman, si fytyra publike e kompanisë, dhe drejtoi prezantimin e modelit GPT-4 në maj, një model i aftë të krijojë biseda me audio.
Në fund të shtatorit, Murati dha dorëheqjen nga roli i saj në OpenAI, duke shprehur dëshirën për të eksploruar projekte të reja dhe për të ndjekur sfida të tjera profesionale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave... -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja












