Kosova
Nga 2025 në Kosovë rriten pagat në sektorin publik
Qeveria e Kosovës, me hartimin e projektligjit për Buxhetin e vitit 2025 ka paraparë edhe rritjen e pagave në sektorin publik.
Sipas projektligjit që pritet të miratohet të mërkurën në qeveri, rritja do të bëhet në dy pjesë përgjatë vitit të ardhshëm.
Rritja e parë bëhet në janar në vlerën 55 euro për secilën kategori dhe rritja e dytë do të bëhet në muajin korrik për të njëjtën vlerë.
“Pra, vlera e një koeficienti mbetet 110 euro, mirëpo rritet sasia e koeficientëve për një njësi, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie, dhe pastaj nga korriku i vitit të ardhshëm edhe për 0.5 njësi të tjera. Me fjalë tjera, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik koeficienti i bëhet 6.6. Ngjashëm edhe për dikë që ka koeficientin 10.5, nga janari i bëhet 11.0, kurse nga korriku i bëhet 11.5. Shprehur në vlerë monetare, i bie që të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pagat për ta do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari, dhe për 110 euro nga muaji korrik i vitit të ardhshëm 2025”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër Zvicra ndryshon rregullat, shtetasit franko-zviceranë nuk i shpëtojnë më ushtrisë... -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it -
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026









