Shqipëria
Një flamur gjigant pritet të pasqyrohet më 28 nëntor
Flamuri gjigant 800 m2 gati për festimet e nëntorit në këtë qytet
Mësohet se një flamur gjigant me përmasa prej 800 metrash katrorë është duke u përgatitur në Fier për t’u shpalosur gjatë festimeve të 28 dhe 29 nëntorit. Ky flamur pritet të jetë më i madhi i qepur ndonjëherë deri më tani, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu, ka udhëhequr punën e qepjes së këtij flamuri monumental. Ai thekson rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve përtej festave, duke theksuar se ky flamur do të simbolizojë unitetin e shqiptarëve nga të gjitha trevat.
“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë të bashkuar, dhe shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, jo vetëm për ditën e flamurit dhe një orë në stadium. Çdo vit, ky flamur do të marrë përmasa që ne mendojmë se do të shtrihen nga Çamëria, Ilirida, shqiptarët e Malit të Zi, deri në Luginën e Preshevës,” shprehet Ziu.
Për realizimin e këtij flamuri, ai ka theksuar se po punon rrobaqepësi më i njohur i qytetit, Artur Latja, i njohur për përkushtimin dhe patriotizmin e tij. “Këtu është harxhuar goxha material. Kemi marrë shumë nga topat e atllasit që kemi blerë, 15 copa atllasi. Punën më të madhe e ka bërë rrobaqepësi Tur Latja, që është i përkushtuar dhe shumë patriot,” shton ai.
Gjatë festimeve të 28 dhe 29 nëntorit, përveç flamurit prej 800 metrash katrorë, do të shpalosen edhe 5,000 flamuj të tjerë, duke krijuar një atmosferë festive dhe simbolike për të gjithë shqiptarët.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant













