Kosova
Qeveria ndan mbi shtatë milionë euro për garantimin e kredive
Qeveria e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi shtatë milionë euro për garantimin e kredive në kuadër të masës 2.2 nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se këto mjete financiare kanë për qëllim që bizneset dhe eknomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojë hipoteka si garanci.
“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat dhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit në mënyrë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për Garanci Kreditore duke shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo për të financuar dritaret e ndryshme që janë në kuadër të këtij Fondi. Në mënyrë që të vazhdojë rritja e granatimit të kredive dhe që bizneset dhe ekonomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojë hipoteka si garanci, ne do të vazhdojmë edhe me transferin e radhës që është në vlerë prej 7 milionë e 368 mijë euro në kuadër të masës 2.2, në mënyrë që të rikapitalizohet Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive dhe kështu të mundëoshet vazhdimi i kredidimit të biznesve”, tha Murati.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike dhe shtimin e investimeve. Ai, teksa foli për paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, tha se duhet të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












