Shkurt.ch
Cilat vende kanë më së shumti azilkërkues?
866 mijë persona në 2014 kanë kërkuar azil në vendet e industrializuara, 45 për qind më shumë se vitin e kaluar. Kështu thuhet në një raport të UNHCR-së me titull: “Trendet e azilit 2014”, i cili është publikuar të enjten. Shifrat në fjalë mund të krahasohen me vitin 1992, në në fillim të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku një numër i ngjashëm i njerëzve kishin kërkuar strehim në 44 vendet e industrializuara.
Arsyet thuhet të jenë luftrat në Siri dhe Irak dhe konflikte të tjera të armatosura, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të sigurisë dhe përkeqësimit të kushteve në një numër vendesh.
Pjesa më e madhe e azilkërkuesve që janë regjistruar vitin e kaluar vijnë nga Siria. Ata kanë bërë 150 kërkesa për azil, gjë që ishte në një mesatare në pesë vendet industriale.
Vende të tjera kryesore të origjinës kanë qenë Iraku (68’700 aplikime për azil, gati dyfishi i vitit të kaluar) dhe Afganistani (68.000). Pastaj vjen Serbia dhe Kosova, dhe Eritrea.
Në të gjithë botën, shumica e azilkërkuesve janë regjistruar vitin e kaluar në Gjermani. Një total prej 173 mijë kërkesave për azil janë bërë në Gjermani, një e katërta e të cilave vijnë nga Siria. Në vendin e dytë është SHBA me 121 mijë azilantëve, kryesisht nga Meksika dhe vende të tjera të Amerikës Latine. Pastaj Turqia ka regjistruar në fund të 2014 një total prej më shumë se 1.5 milion refugjatëve sirianë).
Sipas numrit të banorëve Suedia është vendi me më së shumti azilkërkues, e ndjekur nga Malta, Luksemburgu, Zvicra dhe Mal i Zi.
Raporti „Trendet e Azilit 2014“ është bazuar në të dhënat që ka mbledhur UNHCR nga 44 qeveri evropiane, Amerikën e Veriut dhe në një pjesë të Azisë.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet Kjo do të krijojë një nxitje për të vazhduar punën edhe pas moshës 65 vjeç... -
Korrupcion në rastin e shantazhit në Ruag: A luajti SHBA ndonjë rol? -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana ende presin ndihmë -
Për pak përplasje trenash pasi makinistët e SBB-së nuk e dinin gjuhën e njëri tjetrit -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme”













