Kosova
Në Kosovë janë 182,849 banesa të zbrazëta
Të enjten, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për numrin e përgjithshëm të banorëve rezidentë në Kosovë që rezulton të jetë 1,602,515.
Sipas këtyre të dhënave, në Kosovë janë 182,849 banesa të zbrazëta, nga 99,808 sa ishin në vitin 2011.
414,273 janë ndërtesa banimi me mesatare prej 1.41 banesa për ndërtesë, që e bën kështu numrin e përgjithshëm të banesave 583,560, prej të cilave 356,959 janë të shfrytëzuara nga një apo më shumë banorë, 590 shfrytëzohen nga banorë që nuk përfshihen në regjistrim e që janë kryesisht personel diplomatik, 16,381 janë banesa të rezervuara për qëndrim sezonal/shfrytëzim të rastit (pushime, punë sezonale), ndërkohë 26,781 janë njësi të tjera të banimit.
Numri mesatar i banorëve për banesë është 2.85.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% Kompania ajrore SWISS ka zgjeruar masat e saj të kursimit të kostove për stafin në tokë.... -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor












