Kosova
MPB publikon udhëzuesin për ri-fitimin e shtetësisë së Kosovës: Procedurat dhe dokumentet e nevojshme
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur një udhëzues të detajuar mbi procedurat dhe dokumentet e kërkuara për aplikimin për ri-fitimin e shtetësisë së Kosovës.
MPB publikon udhëzuesin për ri-fitimin e shtetësisë së Kosovës: Procedurat dhe dokumentet e nevojshme
Ky proces përfshin disa hapa dhe dokumentacion të veçantë, që duhet të dorëzohet nga parashtruesit në varësi të vendbanimit të tyre.
Aplikimi në Kosovë
Parashtrimi i kërkesës duhet të bëhet personalisht pranë administratës komunale, në zonën ku aplikuesi ka vendbanimin. Formulari për aplikim mund të merret në Zyrën e Gjendjes Civile të komunës përkatëse.
Aplikimi nga Jashtë Kosovës
Për ata që banojnë jashtë Republikës së Kosovës, kërkesat mund të dorëzohen në përfaqësitë diplomatike ose konsullore më të afërta të Kosovës në Gjermani. Këto përfshijnë konsullatat në Berlin, Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt, München dhe Stuttgart.
Dokumentet e Kërkuara për Personat Nën 18 Vjeç
Formulari i aplikimitCertifikata e lindjesKopje e dokumentit të identifikimit me fotografi të qartëDokumente identifikimi për të dy prindëritDëshmi nga Zyra Komunale e Tatimit mbi përmbushjen e obligimeve tatimoreCertifikata ose dëshmi mbi shtetësinë e prindërvePëlqimi i fëmijës për aplikime nga mosha 14 deri në 18 vjeç
Kërkesa për Përkthimin dhe Vulat
Të gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyes të autorizuar. Për dokumentet nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Zonës Shengen, Britanisë së Madhe ose SHBA-së, kërkohet vula apostile ose vulë verifikuese.
Dokumentet Shtesë
Dëshmi nga Procedura Penale: Dokument që vërteton mungesën e procedurave penale ose dënimeve, jo më e vjetër se 6 muaj.Dëshmi për Mjetet Financiare: Dokument që provon se aplikuesi ka mjete të mjaftueshme për jetesë pa përdorur ndihmë sociale.Deklarata Nën Betim: Një deklaratë me shkrim ku pranohet rendi kushtetues dhe juridik i Kosovës.
Afatet dhe Procedurat
Ky udhëzues i detajuar synon të ndihmojë qytetarët në përmbushjen e procedurave për ri-fitimin e shtetësisë dhe për t’u siguruar që dokumentacioni i nevojshëm të plotësohet në mënyrë korrekte. Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë administratat komunale ose përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave












