Lajme
Austri: Drejtuesi i së djathtës ekstreme merr mandatin për të formuar qeverinë
Presidenti i Austrisë sot i ka dhënë mandatin udhëheqësit të partisë së djathtë ekstreme, Herbert Kickl për të krijuar qeverinë e re. Nëse përpjekjet e tij për të formuar qeverinë janë të suksesshme, kjo do të ishte hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një parti e djathtë ekstreme, që kundërshton emigrantët, sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmën ushtarake të Perëndimit për Ukrainën, do të qeveriste Austrinë, transmeton albinfo.at.
Presidenti i Austrisë, Alexander Va nder Bellen i dha të hënën mandatin për krijimin e qeverisë së re udhëheqësit të partisë të së djathtës së skajshme, Partisë së Lirisë, Herbert Kickl.
Partia e Kickl ishte fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit në Austri me 28.8 për qind të votave, por Presidenti Alexander Van der Bellen i dha mandatin partisë konservatore, Partia Popullore e Austrisë, që doli e dyta në zgjedhje, e udhëhequr nga kancelari në largim Karl Nehammer mundësinë për të formuar qeverinë e re, pasi partitë tjera refuzuan të bashkëpunonin me partinë e ekstremit të djathtë.
Përpjekjet për të formuar koalicionin qeverisës pa të djathtën e skajshme dështuan që në fillim të këtij viti, duke detyruar kancelarin Nehammer të jepte dorëheqjen të shtunën.
Pas dorëheqjes së tij, Partia Popullore sinjalizoi se mund të ishte e hapur për të qeverisur nën drejtimin e Kickl.
Nuk ka garanci se negociatat ndërmjet këtyre dy partive do të jenë të suksesshme, por me përbërjen aktuale të parlamentit, një koalicioni mes tyre mbetet opsioni i vetëm për krijimin e qeverisë. Anketat sugjerojnë se zgjedhjet e reja do ta forconin më tej partinë e ekstremit të djathtë.
Qindra protestues u mblodhën të hënën para zyrës së Presidentit austriak në Vjenë për të kundërshtuar krijimin e një qeverie të djathtë të skajshme, duke brohoritur “Të gjithë kundër fashizmit” dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Turp”.
“Nuk duam të zgjohemi në një shtet fashist. Nuk duam as të zgjohemi në një sistem autoritar si në Hungari. Duam ta ruajmë demokracinë në Austri dhe ta forcojmë atë”, thotë protestuesi Martin Fuchs.
Konservatorët dhe partia e djathtë ekstreme kanë bashkë qeverisur në të kaluarën, me Partinë e Lirisë si partnere e vogël e koalicionit. Kickl shërbeu si ministër i brendshëm herën e fundit kur këto dy parti ishin në pushtet në periudhën në mes viteve 2017 dhe 2019.
Në programin e saj zgjedhor, Partia e Lirisë bën thirrje për dëbimin e emigrantëve, ose siç shprehet ajo: “ri-migrimin e të huajve të paftuar”, si dhe për krijimin e një shteti “më homogjen” përmes kontrollit të rreptë të kufijve dhe pezullimit të të drejtës për azil.
Kjo parti gjithashtu bën thirrje për t’u dhënë fund sanksioneve kundër Rusisë, mban qëndrim kritik ndaj ndihmës ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe dëshiron të tërhiqet nga Nisna Evropiane për Mbrojtjen Ajrore, një projekt për mbrojtjen raketore, të nisur nga Gjermania.
Kickl ka kritikuar të ashtuquajturat “elita” në Bruksel dhe ka kërkuar që disa nga kompetencat që tani janë në duart e Bashkimit Evropian t’i kthehen Austrisë.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë Tani do të kërkohen bileta për të marrë pjesë në festival. Kjo ka për qëllim të... -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara” -
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar -
E premte, data 13: Shtatë besëtytni të çuditshme zvicerane që duhet t’i dini












