Kosova
Kosova dërgon ushtarët e radhës në Britani për operacionin shumëkombësh Interflex
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të ushtarëve kosovarë që do të zbarkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit “Interflex”, përcjell Albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci theksoi se performanca dhe profesionalizmi i ushtarëve në këtë mision po vlerësohen jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanikë dhe pjesëmarrësit e tjerë të operacionit.
Operacioni Interflex, siç ka njoftuar ai, është një iniciativë shumëkombëshe që ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.
Kosova, si një kontribues aktiv në këtë mision, vazhdon të mbështesë luftën e drejtë të popullit ukrainas, ka theksuar ministri Maqedonci.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














