Lajme
Në Kosovë importohen edhe prodhimet bujqësore
Prandaj prodhimet bujqësore ende importohen në sasi të mëdha nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, kurse eksporti mbetet në një përqindje të vogël
Më shumë se 60 për qind e popullsisë në Kosovë jetojnë nëpër zona rurale, por shumica prej tyre nuk merren me bujqësi e blegtori. Prandaj prodhimet bujqësore ende importohen në sasi të mëdha nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, kurse eksporti mbetet në një përqindje të vogël.
Derisa eksporti i përgjithshëm i Kosovës në vitet 2007 -2013 ishte rritur për rreth 100 milionë euro, eksportet bujqësore gjatë kësaj periudhe janë rritur vetëm për 2 milionë euro. Këto shifra tregojnë dobësitë konkurruese të bujqësisë së Kosovës dhe prodhimeve agro-përpunuese dhe pamundësisë së tyre që të konkurrojnë me tregjet e huaja.
Kështu thuhen edhe në raportin “Tregjet potenciale për eksport” të publikuar ditë më parë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria se Punëve të Jashtme e Finlandës, raporton REL.
Tahir Tahiri, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, tha se kushtet klimatike, toka e pëlleshme dhe ajri i pastër, në Kosovë sigurojnë prodhime kualitative. Por, megjithatë ai thotë se nuk ka shumë investime në këtë fushë, madje sipas tij, deri në vitin 2009 as 0.5 për qind e buxhetit nuk është investuar në bujqësi.
Në anën tjetër, zyrtarë qeveritarë pranojnë se pas përfundimit të luftës në sektorin e bujqësisë nuk është investuar mjaftueshëm, por viteve të fundit zhvillimi i bujqësisë dheindustrisë agro-përpunuese është një nga prioritet e ekzekutivit.
Jusuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, thotë se fokusin kryesor e ka në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella më kultura të ndryshme si dhe rritjes se cilësisë së këtyre produkteve. Ai thotë se në këtë sektor, këtë vit, do të investohen 43 milionë euro.
“Nga këto 43 milionë euro, 20 milionë janë për grante dhe 23 milionë janë për subvencione direkte. Dhe përmes kësaj mbështetjeje, këtij buxheti, MBZHR fillimisht e ka pasur orientimin vetëm te rritja e sipërfaqeve ose rritjen e prodhimtarisë. Nga viti 2012 ka filluar të mbështes edhe sektorin e agro-përpunimit”, shprehet Cikaqi.
Në bujqësi, Kosova ka bilanc tregtar pozitiv vetëm me Shqipërinë. Bilanci tregtar është posaçërisht negativ me shtetin e Serbisë dhe Maqedonisë.
Ndryshe në vitet e para luftës, Kosova i ka përmbushura në masë të madhe nevojat bujqësore për banorët e saj. Dikur në ish Jugosllavi Rrafshi i Kosovës dhe ai i Dukagjinit janë punuar maksimalisht, ndërsa ka qenë funksional edhe sistemi i ujitjet “Ibër Lepenc”, ndërsa viteve të fundit bujqësia është lënë pas dore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











