Kosova
Problemet me uebfaqe, sqarimi nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se po përballet me probleme teknike në platformën ku publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Në një përgjigje për KOHËN, KQZ-ja ka thënë se, për shkak të interesimit të madh, faqja ka pasur mbingarkesë në sistem, duke shkaktuar vështirësi në qasjen e saj, transmeton albinfo.ch.
“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probleme teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka shtuar se ekipet po punojnë në terren dhe po dërgojnë të dhëna “të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”.
Deri në momentin e rënies së faqes së KQZ-së, shifrat tregonin se janë numëruar mbi 23 për qind e votave e se prej tyre mbi 50 për qind janë për Vetëvendosjen. Megjithatë ka pasur raportime se të dhënat janë të gabuara.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?












