Kosova
PDK-ja preferon koalicion me opozitën, përjashton mundësinë e formimit të Qeverisë me LVV-në
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, të mërkurën në konferencë për media edhe një herë e ka konfirmuar qëndrimin e partisë së saj se nuk hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Preferojmë një koalicion me partitë opozitare dhe përjashtojmë mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo hapat kushtetues dhe ligjor janë të qartë, të përfundojë procesi i numërimit të votave e të bëhet legjitimimi i deputetëve të rinj e më pas fillojnë konsultat dhe bisedimet me partnerët eventual të koalicionit që do të udhëhiqet nga z.Bedri Hamza”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka thënë se integritet i procesit zgjedhor duhet të ruhet, teksa ka bërë thirrje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të numërojë saktë votat.
“PDK-ja nuk e sheh këtë sukses si përmbyllje por si fillim i ri. Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin. Integriteti i procesit zgjedhor duhet të ruhet, i bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembull demokratik dhe është e domosdoshme që të përfundojë si të tillë. Por do i presim procedurat kushtetuese, ky proces duhet të përmbyllet me integritet”, ka thënë Çitaku.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












