Kosova
Kreatorja shqiptare është përzgjedhur për t’i dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
Kreatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, është përzgjedhur si dizajnerja që do të krijojë uniformat e reja të Ushtrisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shprehu entuziazmin dhe krenarinë për këtë arritje të madhe.
Blerina Kllokoqi Rugova, është themeluese e markës “Bukur”, një brend i njohur për elegancën dhe identitetin shqiptar në modë. Tashmë, kjo markë do të bëjë histori duke dizajnuar uniformat zyrtare të ushtrisë, një projekt i paprecedentë në rajon.
Në mesazhin e saj, ajo tha: “Të dashur miq, partnerë dhe mbështetës të brendit ‘Bukur’, sot është një ditë e veçantë për ne, pasi festojmë dyvjetorin e një rrugëtimi të mbushur me pasion, kreativitet dhe përkushtim. Gjatë këtyre dy viteve, kemi sfiduar veten për të sjellë dizajne që mishërojnë elegancën, identitetin dhe fuqinë e stilit shqiptar. Por sot kemi edhe një arsye më shumë për të festuar së bashku”.
Ajo theksoi se ky është një nder i madh dhe një arritje historike, duke u bërë dizajnerja e parë në rajon që i besohet një projekt i tillë: “Këto uniforma do të jenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s, duke na vendosur në një nivel të ri. Kjo është një dëshmi se vizioni dhe përkushtimi sjellin suksese të mëdha. Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. ‘Bukur’ është e Kosovës”.
Ky projekt shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për Blerina Kllokoqi Rugovën, por edhe për industrinë e modës shqiptare, e cila po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në projekte të rëndësishme shtetërore dhe ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë











