Lajme
Rama e Berisha, përplasen për azilantët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se janë kriminelët ata që po i nxisin shqiptarët të ikin drejt Bashkimit Evropian për të kërkuar azil
Çështja e migrimit ilegal ka përplasur të mërkurën në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët opozitar dhe ata të koalicionit qeverisë. Ishte opozita ajo që akuzoi kryeministrin Edi Ramën dhe Qeverinë e Shqipërisë, se po ua krijojnë infrastrukturën familjeve shqiptare që të migrojnë masovikisht drejt Gjermanisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrim Rama se po e shkatërron vendin duke i detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Ai tha se Rama dhe PS e kanë gënjyer popullin me hapjen e vendeve të reja të punës, prandaj nga zhgënjimi qytetarët po e marrin botën në sy.
Ai e ftoi kryeministrin Ramën të ndjekë shembullin e homologut grek, Tsipras në raport me shtresat e varfra. “Nuk jam dakord me asgjë që ai thotë, por jam dakord për të lehtësuar dhimbjet, lehtësim të këtyre shtresave”, thotë Berisha.
Ndërsa ministri i Rendit, Erion Veliaj, tha se azilantët vijnë nga komunat e Partisë Demokratike, ku prej muajsh nuk po shpërndahen ndihmat ekonomike për familjet në nevojë. “Surroi, Topojani dhe Shishtaveci, kanë muaj që nuk shpërndajnë ndihmë ekonomike, mungesa e së cilës po i detyron njerëzit që të largohen nga vendi”, tha Veliaj.
Kryeministri Rama, ndërkaq duke iu përgjigjur ish-kryeministrit Berisha për azilantët, tha se Shqipëria nuk ka pësuar rënie ekonomike, por ka kërkesa më shumë për punë.
Ai theksoi edhe një herë se situata në të cilën PD la vendin ishte e mjerueshme, me shifra shumë të larta borxhesh ndaj shumë kompanive dhe se qeveria e tij do ti shlyej të gjitha ato.
“Kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj, por me profesione të caktuara në raport me aspiratën e njerëzve për të shkuar në Gjermani dhe për të kërkuar një jetë më të mirë . Ne nuk jemi ata që themi “jemi të dytët mbas Gjermanisë”, deklaroi Rama.
Mbi këtë keqkuptim ka hyrë në veprim elementi kriminal dhe mjafton të shikojmë në vendet fqinje dhe kemi të njëjtën situatë.
“Largimet në Kosovë që nisën në të njëjtën kohë janë amortizuar. Çfarë ndodhi? U frenua fluksi i stimuluar nga struktura kriminale. Fakti që ka zona të varfra sidomos në veri-lindje të vendit, fakti që ka njerëz që e kanë të vështirë sot të nxjerrin bukën e gojës sigurisht që është i pamohueshëm nga ne, por është turp për ju që këtë fakt ta lidhni me këtë qeveri”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor Me rezultate të shkëlqyera akademike, çmime prestigjioze dhe angazhime në institucione kërkimore e ndërkombëtare, Lajza Prekazi... -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër Confiserie Schiesser në Bazel, e njohur si kafeneja më e vjetër në Zvicër, ka shpallur falimentimin.... -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil













