Lajme
Ndërkombëtarizohet edhe Shahu i Kosovës
Federatën Ndërkombëtare të Shahut e ka pranuar në gjirin e saj edhe Federatën e Shahut të Kosovës. Ky lajm është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës
Pas pranimit të Kosovës në disa sporte botërore përfshirë atë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, sot Federatën e Shahut të Kosovës e ka njohur Federatën Ndërkombëtare të Shahut. Ky lajm ka gëzuar shahistët kosovarë, ndërsa lajmin e ka mirëpritur edhe Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast uroj drejtuesit e Federatës së Shahut dhe shahistët e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shahut kosovar.
Po ashtu, ministri Shala përgëzon shahistët, duke iu uruar suksese në avancimin e mëtejmë të këtij sporti.
“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














