Kosova
Defekte të shumta në mjetin transportues, gjobitet shoferi kosovar
Shoferi është raportuar në Prokurorinë Publike të Kantonit të Schaffhausenit dhe duhej të paguante një gjobë prej disa mijëra frangash
Gjatë një kontrolli doganor të enjten në mëngjes (27 shkurt 2025) në orën 10:45 në Thayngen (hyrja nga Gjermania, në Zvicër), një makinë transporti me rimorkio u ndalua nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG). Me atë rast u zbulua se në rimorkioja e transportuesit të drejtuar nga një kosovar kishte dy kabllo frenash të këputur, transporton albinfo.ch. Gjithashtu janë evidentuar mospërputhje në lejet e drejtimit.
Kur policia e Schaffhausenit ka kontrolluar rimorkion e makinës transportuese, ka konfirmuar gjetjet e kolegëve nga BAZG. Kabllot e frenave të përparme djathtas dhe të pasme majtas të rimorkios së transportit të mallrave me dy boshte ishin të këputura, duke bërë që ato të zvarriten në sipërfaqen e rrugës gjatë lëvizjes, shkruan nau.ch. Kështu, dy nga katër frenat ishin të pafuqishme.
Rimorkio më pas u drejtua në qendrën e kontrollit të trafikut të rëndë (SVKZ) në qytetin e Schaffhausenit për një inspektim të plotë.
Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të dorëzuara aty, u zbulua se drejtuesi i automjetit nuk ka leje drejtimi për kategorinë që kërkohet për drejtimin e këtij kombinimi mjetesh (“kombi” transportues me rimorkion e shtuar).
Gjatë kontrollit të mëtejshëm teknik të kombit, u konstatua se kishte humbje masive të vajit nga motori. Për më tepër, një shtresë e pazakontë saldimi u gjet në pjesën e jashtme të filtrit të grimcave të naftës, gjë që tregoi se ndoshta ishin bërë ndryshime brenda filtrit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Kjo mund të konfirmohej duke përdorur mjete ndihmëse teknike, ku e gjithë njësia e filtrit të grimcave mungonte ose ishte hequr dhe për këtë arsye nuk ishte në përputhje me rregulloret përkatëse.
Përveç kësaj, mungonte tahografi i nevojshëm për makinën transportuese.
Në fund “kombi” u bllokua nga policia e Schaffhausenit. Shoferi 34-vjeçar i automjetit, një kosovar, është raportuar në Prokurorinë Publike të Kantonit të Schaffhausenit, Departamenti i Trafikut. Ai gjithashtu duhej të paguante një gjobë prej disa mijëra frangash.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni













