Lajme
Steinmeier kërkon themelimin e Gjykatës Speciale
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të Gjykatës Speciale, e cila “do t’i bënte favor gjeneratave të reja”
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier solli në Prishtinë mesazhin e BE-së për themelimin e Gjykatës Speciale për krime të luftë. Ai theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të kësaj Gjykate, e cila, siç u shpreh Steinmeier, do t’i bënte favor historisë së saj dhe gjeneratave të reja.
Ministri Steinmeier i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me kryeministri e Kosovës, Isa Mustafa dhe me përfaqësuesit e tjerë të shtetit të Kosovës, presidenten Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin. Në të tri takimet ai e konsidero shumë të rëndësishme themelimin e kësaj gjykate.
Ministri Steinmeier tha se Gjykata Speciale nuk duhet të kuptohet favor për bashkësinë ndërkombëtares. “Kosova i bën favor historisë së saj dhe gjeneratave të reja me krijimin e Gjykatës, sepse ka përgjegjësi ndaj historisë që t’i shtjellojë çështjet (e caktuara) përmes kësaj Gjykate”, ka thënë Steinmeier, duke mos e konsideruar themelimin e këtij tribunali si laj të keq për Kosovën,
Ai po ashtu shprehu edhe njëherë përkushtimin e Gjermanisë për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset e saj zhvillimore në rrugën e saj drejt familjes evropiane dhe vlerësoi të arriturat e deritanishme të Kosovës.
Ministri Frank-Walter Steinmeier në të njëjtën kohë kërkoi të thellohen reformat në të gjitha fushat dhe në veçanti forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit si parakusht për investime të jashtme që do të ndikonin direkt në zhvillimin e Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të siguronte perspektivë për të rinjtë.
Shefi i diplomacisë gjermane po ashtu e vlerësoi kontributin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
Kryeministri Mustafa, ndërkaq kërkoi nga ministri gjerman të ndihmoj integrimin Kosovës e në veçanti heqjen e vizave.
“Krahas përmbushjes së këtyre kritereve, të kemi përkrahjen e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe veçmas të Gjermanisë si shtet lider i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave dhe për proceset e ardhshme tona integruese”, tha kryeministri, duke shtuar se po punohet ngushtë për forcimin e ligjit dhe të shtetit ligjor në Kosovë dhe se kjo do të jetë synim i Kosovës krahas zhvillimit ekonomik etj.
Kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar edhe lidhur me proceset e dialogut të cilat po zhvillohen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai tha se ka nevojë të punohet më shumë në implementimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe se implementimi i marrëveshjeve është një kusht i rëndësishëm që të ecet përpara më procesin dialogues.
Presidentja Atifete Jahjaga, ndërkaq kërkoi nga shefi i diplomacisë gjermane, që belini ta kushtëzoj Serbinë me zbatimin e marrëveshjeve.
“Kosova dhe Serbia, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, kanë arritur një numër marrëveshjesh të cilat kërkojnë zbatim të plotë dhe tha se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Jahjaga.
Ndryshe, para vizitës në Prishtinë, ministri gjerman i Punëve të Jashtme qëndroi në Beograd. Edhe këtu Steinemeier këkoi zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel dhe hamonizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore













