Kosova
OSBE-ja thotë se është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për zyrtaren e arrestuar për spiunazh
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se është në dijeni të raportimeve mbi ndalimin e zyrtares të këtij misioni nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë për spiunazh.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është në dijeni të raportimeve të mediave lidhur me ndalimin e një anëtari të Misionit. Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën tonë të kujdesit. Përderisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, ai mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Misioni i OSBE-së ka shtuar se është në kontakt me institucionet përkatëse, e edhe me Sekretariatin në Vjenë “për të siguruar respektimin e procesit të duhur”.
Jelena Gjukanoviq u ndalua për 30 ditë paraburgim të dielën me dyshimin se ka kryer veprën penale “spiunazh”.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Arben Hoti, ka vlerësuar se banorja e veriut të vendit me kombësi serbe, do të mund të arratisej me lehtësi nëse do të lihej e lirë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












