Kosova
Fillon rinumërimi në 50 vendvotime në Kosovë
Ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, rinumërimi po bëhet për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda kutive në vendvotime, transmeton albinfo.ch.
KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim të 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, e po ashtu edhe rinumërim të plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatë në 35 vendvotime. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekzistojnë mospërputhje të rezultateve, e këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë.
“Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Të dielën (9 mars) janë bërë një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











