Kosova
Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës shihet si “tallje me qytetarët”
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas dështimit të shtatë me radhë të Kuvendit për t’u konstituuar, duke e cilësuar këtë situatë si një tallje me qytetarët. Eugen Cakolli nga ky institut tha se që nga 15 prilli, Kuvendi jo vetëm që po tallet me veten, por edhe me qytetarët e Kosovës.
Në seancën e së dielës, Kuvendi dështoi sërish të zgjedhë kryeparlamentarin, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje mori vetëm 57 vota, njëjtë si në seancat e mëparshme.
“Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët. Edhe sot, një të diel, një tjetër seancë për pesë minuta ‘punë’ – pa asnjë ndryshim real. Me shumicën e deputetëve që vonohen pa asnjë ndjesi urgjence, sepse nuk kanë as ngutje, as vullnet për ta zgjidhur ngërçin”, shkroi Cakolli në Facebook.
Sipas tij, për të pasur një marrëveshje reale, do të duhej të vëreheshin ndryshime në deklaratat dhe narrativën publike, sidomos nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Deri atëherë, shfaqja teatrale vazhdon. Me aktorët e njëjtë, rolet e njëjta dhe një fund të njohur. Fatkeqësisht, edhe me spektatorë që ende presin fund tjetër – nga e njëjta kastë dhe i njëjti skenar,” përfundoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër Ekspertët theksojnë se, edhe pse Zug nuk mban më vendin e parë, ai vazhdon të mbetet... -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme














