Kosova
Krasniqi: As për të 10-n herë e as për të 100-n, Albulena Haxhiu nuk kalon

Në një deklaratë për media, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk ka asnjëherë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu, si kryetare e Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Ai ka theksuar se sa herë që LVV-ja do ta përsërisë emrin e Haxhiut, PDK-ja nuk do ta votojë.
“Në mungesë të shumicës parlamentare Albin Kurti e VV-ja edhe sot për të dhjetën herë po tentojnë që në forma të paligjshme, jokushtetuese, duke keqpërdorur mënyrën më eklatante një njeri të moshuar që është deputet, edhe sot tentuan që vërtetë të imponojnë vullnetin e tyre duke e shkelur Kushtetutën hapur. Ja u bëjmë të qartë, qytetarët nuk na kanë votuar as për ta shkelur ligjin e as Kushtetutën, na kanë votuar për tu dhënë institucione. As herën e parë, as të dhjetën e as herën e 100 nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, ka thënë ai pas mbylljes së seancës.
Ndryshe, Seanca konstituive e Kuvendit, e dhjeta me rend ka dështuar sërish. Sot, krahasim me nëntë seancat e kaluara, u kërkuar ndryshimi i Komisionit për të votuar, nga forma e hapur në atë të mbyllur.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës.
Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.
Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Para përpjekjes paraprake, më 1 maj, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.
Po atë ditë, deputetët u mblodhën, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja kërkoi që të krijohet një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Por, PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin ndonjë deputet për këtë komision dhe seanca u ndërpre.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë Gazeta zvicerane Blick ka raportuar për një ngjarje të pazakontë dhe spektakolare që ka ndodhur në...
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
Jeta në Zvicër
-
Bandat nga jashtë shënjestrojnë dyqanet e armëve në Zvicër Pas një vale vjedhjesh të sofistikuara në dyqanet e armëve në Zvicër, autoritetet dhe ekspertët po...
-
Rregulla dhe ndryshime të reja në Zvicër nga 1 gushti
-
Zvicra mbetet magnet për blerësit e produkteve luksoze
-
Përmbytje në Sachseln, niveli i ujit në Liqenin Sarnen rritet me mbi një metër
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë