Lajme
Avokati i popullit: Të paraburgosurit janë torturuar
Institucioni i Ombudspersonit ka marrë informacione se ndaj të arrestuarve është përdorur torturë. Disa nga ta mezi qëndrojnë në këmbë
Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti ka alarmuar institucionet dhe qytetarët se të paraburgosurit e grupit të Kumanovës janë torturuar dhe maltretuar nga autoritetet maqedonase. Institucioni i Ombudspersonit ka marrë informacione se ndaj të arrestuarve është përdorur torturë.
“Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve kemi siguruar elemente të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëlloj edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët dhe të afërmit e të paraburgosurve”, ka deklaruar Memeti.
Në burgun e Shutkës, sipas tij, janë vizituar vetëm një pjesë e të paraburgosurve dhe jo të gjithë dhe se për disa nuk dihet akoma gjendja e tyre. Ombudspersoni gjithashtu ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar, Avokati i Popullit po përballet me obstruksione nga drejtoria e burgut të Shkupit. Për këtë ai ka njoftuar dhe kërkuar raport nga Ministria e Drejtësisë.
Nga ana tjetër familjarët e të arrestuarve nga më shumë se tri orë presin para dyerve të burgut të Shutkës për të vizituar të afërmit e tyre, të cilët sipas avokatëve, janë malltrtetuar dhe keqtrajtuar nga policia. Raportohet se të paraburgosurit shqiptarë mezi qëndrojnë në këmbë dhe shëndeti i tyre është tepër i rëndë.
Ndryshe, gjatë përleshjes së armatosur në Kumanovë me 9 maj, përveç se u vranë 10 qytetarë, gati 30 u arrestuan nga policia e shtetit. Edhe pse, siç është raportuar, ka pas një marrëveshje për dorëzimin e grupit të shqiptarëve që ishin stacionuar në Lagjen e Trimave, pas dorëzimit ndaj tyre është përdorur dhunë brutale.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











