Lajme
Tirana kërcënon Shkupin: S’ka NATO pa Marrëveshjen e Ohrit
Kryeministri Edi Rama tha se Tirana do ta përdorë veton kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, derisa nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për herë të parë i dërgoi një mesazh kërcënues dhe hakmarrës qeverisë së Nikkolla Gruevskit në Shkup, duke iu treguar se Tirana zyrtare do ta përdorë veton kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, derisa nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.
Gjatë fjalës së tij në Ministerialin rajonal për luftën kundër terrorizmit, ku marrin pjesë ministra të Brendshëm të disa qeverive evropiane, Rama u ndal në ngjarjet e Kumanovës dhe foli për aspiratën e Shkupit që të bëhet vend anëtar i NATO-s. “Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s pa garantuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Rama.
“Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në NATO vetëm atëherë kur dhe vendi fqinjë të respektojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit”, shtoi kryeministri Rama citon NOA.
Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet vendi i dytë pas Greqisë, që vë veton ndaj Maqedonisë për anëtarësimin në NATO.
Kryeministri Rama duke folur për konfliktin e ndodhur ditët e fundit në Maqedoni, tha se ngjarja e ndodhur në Kumanovë është një tragjedi e patolerueshme dhe i kujtoi autoriteteve në Shkup se kanë gabuar kur bënë bashkë “terrorizmin me shqiptarët”, ndërsa i kujton se nuk ka shtet maqedonas pa shqiptarët.
“Është shumë e rrezikshme përzierja e termave. Termi “terrorizëm” dhe termi “shqiptarë” në Maqedoni u bashkuan dhe kjo është e patolerueshme në një kohë kur shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten një faktor thelbësor shtetformues për Maqedoninë”, deklaroi Rama.
Përpjekja për të bërë bashkë terrorizëm dhe shqiptarë, sipas tij, ishte një përpjekje për t’i dhënë një terrorizmit një ngjyrim etnik, por që është e papranueshme.
“Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodh të gjithëve ne sesa të ngatërrojmë terrorizmin me etnicitetin. Lufta ndaj terrorizmit duhet të na bashkojë të gjithë popujve të Ballkanit për të qenë një ndaj fenomeni që kërcënon paqen rajonale dhe globale”, deklaroi kryeministri shqiptar.
Rama kërkoi edhe një herë nga përfaqësuesit e shtetit maqedonas të bëjë transparencë dhe drejtësi lidhur me tragjedinë e ndodhur në Kumanovë, ku humbën jetën 24 persona, 14 shqiptarë dhe 8 punonjës policie. “…është e patolerueshme mungesa e transparencës dhe drejtësisë për dëmet dhe terrorin e Kumanovës”, tha Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata Ato këshillojnë udhëtarët të përgatiten mirë për të minimizuar kohën e pritjes, duke paketuar dhe përgatitur... -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil -
Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana











