Lajme
Zvicra, 7 milionë franga për shëndetësinë kosovare
Qeveria zvicerane ka ndarë një grant prej 7 milionë frangash për të mbështet zhvillimin e shëndetësisë kosovare. Këto mjete do të shfrytëzohen gjatë periudhës 2015-2019
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Drejtori i i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Markus Baechler nënshkruan të enjten në Prishtinë, një Marrëveshje bashkëpunim, e cila parashikon një ndihmë helvetike në vlerë 7 milionë franga për shëndetësisë kosovare.
Kjo marrëveshje mundëson që ofruesit e kujdesit primar shëndetësor në Kosovë të jenë të trajnuar dhe të pajisur të kryejnë shërbime cilësore në fushat klinike prioritare. Granti i Qeverisë zvicerane planifikohet për periudhën dhjetor 2015- nëntor 2019.
Ministri Rrahmani falënderoi Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e këtij projekti i cili përmes mbështetjes financiare do t’i mundësojë Kosovës fuqizimin e kapaciteteve në Kujdesin Primar Shëndetësor.
“Projekti ka edhe komponentin e trajnimit të stafit mjekësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe do t’i kushtoj kujdes edhe edukimit shëndetësor si një segment i rëndësishëm dhe vjen në kohën kur Programi i Mjekësisë Familjare në Kosovë ka marrë ditë më parë edhe akreditimin ndërkombëtar. Kjo do të jetë një bazë e mirë për fuqizimin e mëtejmë Shëndetësisë”, tha Ministri Rrahmani.
Ndërkaq, Markus Baechler, drejtor i SDC tha se është nder për Qeverinë e vendit të tij që të ndihmojë mbështetje për fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë përmes këtij projekti, i cili synon që të përmirësojë përfshirjen në marrjen e shërbimeve dhe komunitetet më vulnerabile si romët, egjiptianët dhe ashkalinjtë.
“Ne do ta vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Shëndetësisë edhe në fusha të tjera me qëllim të ofrimit me sukses të shërbimeve shëndetësore”, tha a, citon koha.
Projekti është paraparë të fillojë me një fazë fillestare prej nëntë muajsh, duke mbuluar periudhën mars-nëntor 2015. Projekti synon të përfundojë në nëntor të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool












