Lajme
Wizzair me linjat Bazel e Barcelonë
Nga ky muaj dhe gjatë muajit të ardhshëm, aviokompania me buxhet të ulët “Wizzair” lëshon në funksion dy linja nga Shkupi dhe Ohri për Bazel dhe Barcelonë
Duke filluar nga ky muaj dhe gjatë muajit të ardhshëm, aviokompania me buxhet të ulët “Wizzair” lëshon në funksion dy linje të drejtpërdrejta nga Shkupi dhe Ohri në drejtim të disa qendrave evropiane. Njëra nga këto linja do të jetë ajo për Bazel nga aeroporti“ Shën Pali” i Ohrit
Nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” me linje të drejtpërdrejta do të udhëtohet në Barcelonë, Oslo, Nurenberg, Hamburg dhe Fridrihshafen dy herë në javë, ndërsa nga aeroporti i Ohrit do të ketë linje të drejtpërdrejt për në Bazel, gjithashtu dy herë në javë, transmeton INA.
Destinacionet e reja janë në pajtim me Marrëveshjen për mbështetje financiare për vendosjen e linjave të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohër për periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018, e nënshkruar mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe aviokompanisë “Wizzair”.
Gjatë periudhës së kaluar, përmes projektit për dhënien e ndihmës financiare për linjet e reja ajrore, janë vendosur fluturime të drejtpërdrejta për në Malme, Bazel-Millhause, Milano, Bergamo, Ajdhoven, Dortmund, Memingen, Munih, Stokholm, Geteborg, Londër-Luton, Venecie, Frankfurt, Paris, Bruksel, Këln dhe Romë.
Ndryshe, “Wizzair” është kompania më e lirë që funksion në tregun ballkanik. Për, vetëm 1.799 denarë (30 euro) do të fluturohet nga Shkupi drejt Barcelonës, ndërsa për Hamburgu dhe Nirnbergu çmimi i biletave sillet prej 1.499 (25 euro), gjegjësisht 1.199 denarë (20 euro).
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













