Lajme
Policia e Kosovës, me uniforma të reja
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike diplomoi gjenerata e 52-të e Policisë së Kosovës si dhe u prezantua uniforma e re e Policisë së Kosovës
Policisë së Kosovës të premten iu bashkuan edhe 141 kadetë të rinj, që i përkasin gjeneratës së 52-të të policisë, që u trajnuan intensivisht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Po ashtu Policia e Kosovës në ceremoninë zyrtare, prezantoi edhe uniformat e reja.
Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, tha se Policia e Kosovës është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
“Do të jeni në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në shërbim të sigurisë dhe në shërbimit të mirëqenies së secilit qytetar të vendit”, tha ministri Hyseni duke uruar kadetëve policor suksese në punën e tyre. Ai ka ftuar kadetët që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, e cila siç tha ai deri më sot ka dhënë prova të jashtëzakonshme të një punë të shkëlqyeshme.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kërkoi nga kadetët e rinj të jenë të disiplinuar, të arsimuar, të trajnuar mirë dhe të aftë fizikisht për të mbrojtur rendin dhe ligjin.
“Me betimin tuaj, ju zotoheni për kryerjen e detyrave me kompetencat dhe autorizimet zyrtare me përgjegjësi, profesionalizëm, korrektësi, efikasitet, me drejtësi, integritet dhe paanshmëri që do t’i mbroni të drejtat e njeriut dhe të respektoni të barabartë të gjithë qytetarët pa dallime”, tha ai.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












