Lajme
Shqiptarët “kuq e zi” protestuan në Shkup
Gjatë gjithë kohës, në shoqërimin edhe të këngëve patriotike, protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Besa –Besë”, “UÇK”....
Mijëra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë kanë protestuar në Shkup me moton “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”. Protesta e organizuar nga lëvizjes politike “BESA”, ka qenë paqësore, ndërsa qëllimi ishte që të tërhiqet vëmendja e opinionit ndërkombëtarë, se në Maqedoni shqiptarëve u shkelen të drejtat.
Protesta ka nisur nga parku i Çairit duket përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë. Ndërsa gjatë gjithë kohës, në shoqërimin edhe të këngëve patriotike, protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj.
Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre, citon INA.
“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, deklaroi Rexhepi.
Ish-deputeti Hysni Shaqiri, ka deklaruar para protestuesve se shqiptarët e Maqedonisë kanë pritur një kohë të gjatë një organizim të ri politik. “Ju jeni këtu sot për t’ia kthyer besimin sot Kumanovës, e cila sot është më e fortë kur e sheh se e ka përkrah Shkupin dhe të gjithë shiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Shaqiri.
Në protestën “kuq e zi” kanë qenë të pranishëm edhe një numër i madh protestuesish nga Kumanova. Në mesin e tyre ishte edhe Haxhi Bajrami 85 vjeçar nga fshati Rramanli i Kumanovës. “Kam ardhë të protestoj kundër padrejtësive. Kjo më nuk durohet. Kjo qeveri ka arrit kulmin e dhunës ndaj shqiptarëve”, deklaroi për “Lajm”, haxhi Murati.
Ai është optimist se protestat Kuq e Zi do të japin rezultat fhe se do të përmirësohet situata e shqiptarëve. “Kjo nuk mund të zgjasë më tepër. Gjeneratat e reja të shqiptarëve nuk e durojnë këtë torturë”, shton haxhi Murat Bajrami, i cili edhe pse në moshë 85 vjeçare nuk është hamendur ti bashkëngjitet protestës.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












