Lajme
Llapushniku lëkund tolerancën fetare
Toleranca fetare në Kosovë ka filluar të lëkundë, “qëllimisht apo rastësisht”, në Llapushnik të Drenasit. Atje myslimanët po kundërshtojnë ndërtimi e një kishe
Shqiptarët në Kosovë e Shqipëri gjithmonë kanë qenë shembull në botë për tolerancë ndërfetare. Myslimanë e të krishterë kanë jetuar në harmoni të plotë, sa që të dyjave fetë kanë mbetur gjithmonë nën hijen e kombit “shqiptarë”. Këtë tolerancë më së mirë e përshkruajnë familja Ndrecaj dhe Sejfiaj që kishin dhënë dëshmorë për atdhe.
Në epitafin e dëshmorit Gjokë Ndrecaj, ndryshku ka shlyer shkronjat e mbiemrit dhe vitin e rënies në kryqin e varrit. Mirëpo ende shihet emri dhe viti i lindjes shkruar me të bardhë në pjesën e sipërme vertikale dhe të djathtën horizontale të simbolit të sakrificës të të krishterëve.
Tri herë janë zhvarrosur eshtrat e të rënit nga Biteshi i Gjakovës para se të varroseshin pranë bashkëluftëtarit Shaban Ukë Sejfijaj, nga Gramaqeli i Deçanit.
“Kanë qenë si vëllezër edhe në luftë. Shqiptarë”, thekson babai i Shabanit, Ukë Sejfijaj, para varreve të ushtarëve të shtabit të Gramaqelit. Në homazhe i janë bashkuar të mërkurën edhe shtatë burrat e Ndrecajve, të gjithë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë dy vëllezërit Martin e Mark, si dhe nipin Pal Ndrecaj të Gjokës, shkruan “Koha Ditore”.
Gjoka ishte plagosur para shtëpisë së Ukës. “E kanë zënë të plagosur në xhami”, thekson Martini, në duart e të cilit ka dhënë shpirt Shabani, i plagosur nga një granatë në shkollën e fshatit.
“Te na kurrë nuk kemi pas kurrfarë dallimi, a është katolik a mysliman. Krejt shqiptarë”, thekson Uka. “Kemi hi e kemi dalë. Gjithmonë dyert çelë i kanë”.
Rrugës për te varrezat, Pali kujton një rast të para dy javësh kur një bashkëfshatar i krishterë “ka ikë” një vajzë myslimane nga Peja. “Por fill të nesërmen janë pajtu”, rrëfen Pali.
Kjo tolerancë, ndërkaq ka filluar të lëkundë, qëllimisht apo rastësisht, në Llapushnik të Drenasit, në një lokacion ku nuk ka pasur besimtarë katolik. Atje ka filluar ndërtimi i një kishe, në një lokacion ku shihet gjithë rrafshi i Kosovës, mirpo është kundërshtuar nga myslimanët dhe punët janë ndërprerë.
Për banorët e Llapushnikut, ky lokacion ka simbolikë, ngaqë 16 vjet më parë aty ishte zhvilluar një betejë, në të cilën pati të rënë nga ana e UÇK-së por edhe forcave serbe. Ata që kundërshtojnë vendimin, thonë se nuk janë edhe kundër kishës. Mirpo Komuna kishte lejuar ndërtimin e kishës.
Besimtarët katolikë e kanë pritur me frikë këtë, ndërsa kanë iinterpretuar si kërkesë për shpërnguljen e tyre. KMDLNJ-ja ka kërkuar hetim për shkelësit e lirive fetare në Llapushnik, ndërsa çështja e kësaj kishe është bërë objekt debati në Kosovë, pore dhe në mediet e huaja.
Në këtë lokacion ku po ndërtohet kisha, është duke qëndruar policia e Kosovës derisa të gjendet në zgjidhje për ndërtimin e kishës në këtë lokacion, apo në ndonjë tjetër.
Imami i Dreanasit, Osman Musliu ka komentuar ngjarjet e fundit në fshatin Llapushnikm duke thënë se katolikët e këtij fshati kanë të drejtë të kenë kishën dhe varrezat e tyre dhe nëse Komuna e Drenasit nuk u ndanë pronën, ai është i gatshëm t’ua falë një pjesë të tokës.
“Në varrezat e qytetit të Drenasit do t’ua siguroj vendin. Mu nuk më pengon nëse vendoset një shqiptar i besimit katolik apo ortodoks në varreza të myslimanëve. Ndaq le ta qes kryqin 2 metra se nuk i frikohem kryqit për arsye se e di që në atë varr është një vëlla i jemi”, tha Osmani, sipas të cilit, prijësit e bashkësive fetare në Kosovë më shumë janë biznesmen se sa prijës fetar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












