Lajme
Aplikacioni i SBB po u kushton shtrenjtë udhëtarëve
Aplikacioni SBB po i bën udhëtarët të paguajnë shumë
Një gabim në aplikacionin e SBB-së (Hekurudhat Federale Zvicerane) po bën që shumë udhëtarë me abonim rajonal të paguajnë më shumë se sa duhet kur blejnë bileta jashtë zonës së tyre të vlefshmërisë, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave zvicerane, të cilat e zbuluan këtë çështje të hënën, “pasagjerët që kanë një abonim rajonal po tarifohen më tepër kur blejnë një biletë për një udhëtim që shkon përtej zonës së abonimit të tyre përmes aplikacionit të SBB-së.”
Në teori, pjesa e udhëtimit që tashmë mbulohet nga abonimi rajonal duhet të zbritet nga çmimi total i biletës.
Megjithatë, aplikacioni “jo gjithmonë e njeh automatikisht abonimin e regjistruar në llogarinë e klientit kur udhëtimi kalon kufirin e rrjetit rajonal”. Si pasojë, udhëtarët paguhen për tërë udhëtimin, përfshirë edhe pjesën që është tashmë e paguar përmes abonimit.
Nga SBB kanë bërë të ditur se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për ta rregulluar defektin në sistemin e aplikacionit.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












