Lajme
Pushimet kthehen me kolona në kufij
Në hyrje për në territorin e Maqedonisë, në pikëkalimin e Tabanocit janë regjistruar kolona të gjata deri në 500 metra
Sezona e pushimeve verore dhe ardhja në vendlindje e bashkatdhetarëve ka rikthyer sërish kolonat e gjata nëpër kufij. Mediet raportojnë se kolona janë krijuar në disa pika kufitarej, ndërsa me e theksuara mbetet ajo në Luginën e Preshevës, në vendkalimin Serbi-Maqedoni në Tabanoc.
Në hyrje për në territorin e Maqedonisë, janë regjistruar kolona të gjata deri në 500 metra, raporton zhurnal. I njëjti problem ndodhë edhe në pikëpagesat rrugore, por pritja këtu është më e vogël se sa në kufi.
Ndërsa në pikat kufitare me Kosovën, tek Dheu i Bardh dhe në Merdare nuk ka kolona. Por,ato pritet të krijohen kryesisht në fundjave kur fillon fluksi i ardhjes së bashkatdhetarëve. Albinfo.Ch edhe më herët ka raportuar për kolonat në kufij, ndërsa u ka rekomanduar bashkatdhetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare, në Mutivodë dhe Muçibabë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Temu ka tejkaluar Amazonin në tregtinë elektronike zvicerane Gjigandi kinez ka arritur një miliard franga në xhiro vetëm tre vjet pas lançimit. Platformat më... -
Shpenzimet e kujdesit për fëmijët së shpejti do të ulen për familjet zvicerane -
Nga taksat te pensionet: Çështjet e mëdha për të cilat Zvicra do të votojë në nëntor -
Orë të pafundme bllokimi trafiku, kjo është gjendja e trafikut në Zvicër -
Rreziku i zjarreve në pyje rritet nga 4 në 5 në Gjenevë













