Kosova

KIESA fton gratë sipërmarrëse të aplikojnë për pjesëmarrje në Panairin “Gratë në Biznes”

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në Panairin “Gratë në Biznes”, një aktivitet që synon të promovojë ndërmarrësinë e grave dhe të krijojë mundësi të reja për rrjetëzim, bashkëpunim dhe promovim të bizneseve të udhëhequra nga gratë.

Panairi do të mbahet më 10, 11 dhe 12 korrik 2026 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre para publikut dhe partnerëve potencialë.

KIESA fton të gjitha gratë e interesuara, sipërmarrëset dhe përfaqësueset e bizneseve që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, i cili synon të fuqizojë rolin e grave në ekonomi dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve.

Të interesuarat mund të informohen më gjerësisht dhe të plotësojnë formularin e aplikimit përmes faqes zyrtare të KIESA-s:

Panairi “Gratë në Biznes” – Informata dhe aplikimi

Lexoni po ashtu:

“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut