Lajme
Rusia vë veton, bllokon rezolutën për Srebrenicën
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha të ketë marrë garanc nga Rusia dhe Kina, se nuk do të lejojnë miratimin e një rezolute në KS të OKB-së, që “poshtëron” Serbinë
Një rezolutë e iniciuar nga baronesha britanike me prejardhje boshnjake, Arminka Heliq, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duket se nuk do të kalojë, pasi që Federata Ruse është barrikaduar kundër. Rezoluta parashikonte që masakra e Srebrenicës, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra mysliman boshnjakë, të shpallet si gjenocid serb.
Mirëpo, siç raporton REL, Moska zyrtare ka mbajtur premtimin ndaj Serbisë dhe serbëve të Bosnjës për të bllokuar këtë rezolutë. Ky qëndrim i Rusisë, ka nxitur kryeministri e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës, më 11 korrik.
Vuçiq ka thënë në një konferencë për media, se do të shkojë në Srebrenicë, pasi ka marrë garanci nga anëtaret e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia dhe Kina, se ato nuk do të lejojnë miratimin e një rezolute që “poshtëron” Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje për krimet e Srebrenocisë që ndodhën në korrik 1995.
“Do të shkoj me krenari dhe do të prezantoj një Serbi që është e aftë për të pranuar se disa individë kanë kryer krime… Duhet ta bëjmë këtë për të mirën tonë”, ka thënë kryeministri Vuçiq, duke iu referuar vrasjes së 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në korrik të vitit 1995.
“Këta njerëz kanë emra. Ne i dënojmë të gjitha këto krime të tmerrshme dhe do të dënojmë secilin kriminel. Është koha të tregojmë se jemi të gatshëm për pajtim dhe jemi të gatshëm të përkulim kokën tonë para viktimave të popujve të tjerë”, ka thënë Vuçiq, sipas të cilit, “nuk ka faj kolektiv”.
Vuçiq, në konferencën për gazetarë, ka falënderuar Rusinë dhe Kinën për bllokimin e rezolutës së OKB-së që përmban referencën gjenocid dhe ka thënë se ato nuk kanë kërkuar asgjë në këmbim.
Rusia, para komenteve të Vuçiqit, ka informuar anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit se do t’i vë veto rezolutës, sepse ajo përmban termin “përçarës” gjenocid, i cili është fyes për Serbinë dhe serbët e Bosnjës. Termi, megjithatë, është përdorur nga gjykatat ndërkombëtare dhe zyrtarët e OKB-së për të përshkruar vrasjen masive.
“Teksti i rezolutës është rrënjësisht i keq saqë nuk mund të korrigjohet. Rusia po vepron në përputhje me bisedimet që kemi pasur me të”, ka thënë më pas udhëheqësi i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik.
Ndryshe, ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka marrë pjesë në 15-vjetorin e masakrës, në vitin 2010. Atëbotë, Serbia, ka pranuar se në Srebrenicë ka ndodhur një “krim i madh” dhe e ka dënuar masakrën, pasi ka kërkuar lidhje më të ngushta me Perëndimin, por ajo nuk e ka cilësuar ngjarjen si gjenocid.
Masakra e Srebrenicës ka qenë më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, e ka iniciuar baronesha me prejardhje boshnjake dhe njëra nga shtatë baroneshat e vetme në Dhomën e Lordës, Arminka Heliq. Heliq ka njohuri të shumta për luftën e Bosnjës dhe masakrën e Srebrenicës, duke qenë e përfshirë në disa forma në këtë luftë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra Një anëtare e ekipit kombëtar zviceran të hokejit në akull për femra rezultoi pozitive për norovirus... -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë












