Kosova
Italia e Kosova nënshkruajnë planin bilateral të bashkëpunimit në mbrojtje
𝐍𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐁𝐢𝐥𝐚𝐭𝐞𝐫𝐚𝐥 𝐢 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐞̈
Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit të përbashkët për vitin e ardhshëm.
Plani është nënshkruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, kapiten marine Manuel Verdini.
Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni italian zhvilloi një takim kortezie me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit aktual si dhe objektivat e përbashkëta për periudhën në vijim.
Të dy delegacionet riafirmuan vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe shkëmbimet profesionale ndërmjet personelit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












