Zhvillim
Zbulo bukuritë e Kosovës
Me kalimin e viteve, secili apo secila nga ne e kemi vështirë t’u ikim ca riteve që po përsëriten për çdo vit kur kthehemi për të kaluar pushimet verore në ditëlindje: vizitë mbarë familjes, organizim apo pjesëmarrje në dasma të farefisit, organizim praktik të qëndrimit të përkohshëm, hallakamë me orare, shpenzime të paplanifikuara, eventualisht ca ditë në bregdetin shqiptar apo turk dhe kthim në përditshmërinë e jetës në Zvicër, Gjermani apo gjetiu.
Nëpërmjet këtyre riteve mërgimtarët i mbushin bateritë emocionale dhe e kompensojnë në njëfarë mënyre mallëngjimin për mungesën dhe vitet e kaluara larg familjes së gjerë. Për gjeneratën e dytë, ditët që i kalojnë në vendlindjen e prindërve të tyre mbeten relativisht të varfra në raport me nevojat e tyre për t’i kuptuar thellësitë e kulturës dhe shoqërisë së prejardhjes së tyre. Për këta të fundit madje shpeshherë perimetri gjeografik i pushimit mbetet i kufizuar mes fshatit apo qytetit prej nga vijnë prindërit, deri në një kalim eventual në Prishtinë.
Ky numër special i Albinfo.ch synon pikërisht t’ju sjellë më afër informata mbi thesaret natyrore, historike si dhe mundësitë e shumta ekzistuese të aktiviteteve të lira që mund t’i realizoni gjatë pushimeve verore në Kosovë, pa i harruar informatat praktike dhe këshillat e ndryshme që do t’ua lehtësojnë qëndrimin atje. Qëllimi ynë është që t’ju sjellim ide dhe t’ju joshim që t’i zbuloni bukuritë e Kosovës. Në këtë mënyrë që ta pasuroni më shumë kujtesën tuaj personale dhe të familjes suaj për kohën që e keni kaluar në vendlindje.
Pushime të këndshme!
Shfletoni revistën me poshtë:
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












