Lajme
Thyerja e veturave të mërgimtarëve, cak i hajdutëve në Kosovë
Kanë shkuar për pushime në Kosovë, por në vend se të çmallen me vendlindjen dhe familjarët e tyre, ata po zhgënjehen dhe mërziten. Kjo për shkak të plaçkitjeve që po iu bëhet veturave të tyre nga hajdutët në Kosovë.
Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar një serë rastesh të thyerjeve të veturave të mërgimtarëve, njofton albinfo.ch.
Vehbi Cakollit nga Fushë-Kosova, i cili jeton me familje në Suedi, kjo verë i ka kushtuar shumë shtrenjtë. Vetëm pak ditë pasi kishin ardhur në vendlindje, hajnat ia vodhën BMW X5, të cilën e kishte blerë në vlerë të 40 mijë eurove.
Për shkak të hidhërimit dhe mërzisë, familja Cakolli ndërpren pushimet, madje anuluan edhe gazmendin familjar që kishin planifikuar me rastin e synetisë së djalit të tyre dhe u larguan të dëshpëruar dhe të mërzitur.
Edhe pse ata kishin paguar për kartonin e gjelbër në kufi 42 euro si sigurim ekstra, bashkëshortja e Vebiut, Afërdita, ka thënë se askush nuk jep llogari për këtë rast.
“Edhe pse në kufirin me Kosovën kemi paguar kartonin e gjelbër në shumën prej 42 eurove, na kanë thënë se sipas marrëveshjes Kosova nuk ofron kompensim në rastet e tilla”, ka thënë ajo e habitur, raporton “Infokusi”.
Edhe vetura e Faton Metollit, bashkatdhetar nga Finlanda, ishte në shënjestër të hajdutëve. Kjo fatkeqësi Fatonit i ndodhi derisa po qëndronte për pushime në Kosovë. Veturën, të cilën e kishin lënë në një parking, kur u kthyen për ta marrë e gjetën të thyer xhamave dhe në të kanë vjedhur gjithçka që kanë mundur. Sipas pronarit të veturës, vlera e gjërave të vjedhura ka qenë e madhe. “Ka pasur Iphone 6, Ipad 4 e shumë gjëra të tjera”, ka thënë pronari i veturës për “Klan Kosova”, përcjell albinfo.ch.
Një rast tjetër ka ndodhur gjatë të hënën në qendrën tregtare “A-N” në Lubizhdë të Prizrenit. Një mërgimtar së bashku me familjen e tij sapo kishin hyrë në restorant për të ngrenë drekë, hajdutët ia thyejnë veturën, ku sipas pronarit, atij ia marrin një çantë në të cilën kanë qenë 1500 euro kesh dhe 500 euro vlerë stoli ari.
Këtë rast e kanë konfirmuar edhe policia rajonale e Prizrenit, e cila tashmë falë kamerave të qendrës tregtare është në ndjekje të të dyshuarit për këtë vjedhje.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në komunikatën e lëshuar për media apelon te bashkatdhetarët që të jenë të kujdesshëm me paratë dhe automjetet e tyre, sepse lehtë mund të bëhen pre e hajdutëve.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë










