Lajme
Shqipëria me rritjen më të madhe të fluturimeve komerciale
Sipas saj, rezulton se numri i fluturimeve komerciale në vend është rritur me 119.7%, duke shënuar kështu rritjen më të madhe në Evropë dhe në rajon
Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më në rritje të pasagjerëve.
Nga shtimi i linjave dhe destinacioneve të reja, te rritja e frekuencës së fluturimeve dhe përmirësimi i shërbimeve, ky sektor po luan një rol kyç në lidhjen e vendeve, nxitjen e turizmit dhe forcimin e ekonomisë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Agjencia e Statistikave Evropiane ka nxjerrë në pah këto të dhëna statistikore, duke treguar se sa ka ndryshuar numri i fluturimeve që nga muaji nëntor para pandemisë e deri më tani. Sipas saj, rezulton se numri i fluturimeve komerciale në vend është rritur me 119.7%, duke shënuar kështu rritjen më të madhe në Evropë dhe në rajon. Gjithashtu, shumë linja të reja kanë hyrë në Shqipëri, ku më e fundit është Tiranë-Toronto, ku fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar më 18 qershor 2026, ndërsa nga Tirana do të realizohet më 19 qershor.
Rritja për këtë muaj ka shënuar një zbutje pas muajit tetor, i cili arriti kulmin.
Por si paraqiten vendet e tjera të rajonit? Për sa i takon këtyre vendeve, rezulton se Bosnje-Hercegovina dhe Serbia kryesojnë pas Shqipërisë, duke shënuar rritje përkatësisht me 47% dhe 40%.
Nga ana tjetër, edhe Maqedonia e Veriut ka pësuar një rritje me 36.9%, ndërsa Mali i Zi është vendi që ka shfaqur një ulje me 3% të numrit të fluturimeve, duke pasur një rezultat negativ.
Një situatë e mirë paraqitet edhe për shtete të tjera, si Islanda, e cila renditet e dyta në Evropë me një rritje prej 79.8%.
Gjithashtu, edhe Greqia dhe Malta paraqesin rritje të numrit të fluturimeve komerciale me 37.3% dhe 36.9%.
Ndërkohë, fluturimet komerciale kanë shënuar ulje në disa shtete, kryesisht ato nordike. Gjermania ka pësuar një rënie me 14.4%, e ndjekur nga Finlanda me 16.4%. Uljen më të madhe e kanë shënuar Letonia dhe Suedia, me përkatësisht 24.8% dhe 28.5%.
Përhapja e gjerë e inteligjencës artificiale ka të ngjarë të zhvendosë njerëzit nga vendet e punës në një mënyrë ashtu si gjatë Revolucionit Industrial, paralajmëroi guvernatori i Bankës së Anglisë, ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë që hyjnë në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë












