Lajme
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në Kosovë. Sipas informatave të siguruara nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, procesi i votimit dhe përgatitjet për realizimin e tij, si për votimin fizik ashtu edhe për atë përmes postës, po zhvillohen me intensitet të shtuar.
Votimi fizik për qytetarët e Kosovës në Zvicër do të mbahet të shtunën, më 27 dhjetor 2025, në tre qendra votimi, në tri përfaqësitë diplomatike: Bernë, Cyrih dhe Gjenevë. Për këtë formë votimi janë regjistruar gjithsej 4’218 votues, prej të cilëve 2’114 në Cyrih, 1’053 në Bern dhe 1’051 në Gjenevë.
Pas përfundimit të votimit, kutitë e votimit do të bllombohen dhe do të ruhen në dhoma të sigurta, ndërsa transportimi i tyre për në Kosovë do të bëhet të hënën, më 29 dhjetor 2025.
Ndërkohë, interesimi më i madh është shënuar për votimin përmes postës. Në Zvicër për këtë formë janë regjistruar gjithsej 14’725 qytetarë.
«Deri dje në postfahun e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Bern kanë arritur 8’680 zarfe me vota. Nga këto, 8’000 zarfe janë tërhequr dje nga diplomatët e Ambasadës së Kosovës në Bern, në prani të tre komisionerëve nga partitë VV, PDK dhe LDK, dhe janë nisur menjëherë për në Kosovë me transportin zyrtar të KQZ-së.», ka bërë të ditur për albinfo.ch ambasadori kosovar, Mentor Latifi.
Ambasadori Latifi thekson se për shkak të festave të fundvitit dhe orarit festiv të postës zvicerane pas zgjedhjeve, pritet që një pjesë e zarfeve të mbetura të arrijnë me vonesë. Në rastin maksimal, bëhet fjalë për rreth 6’725 zarfe të tjera, të cilat do të tërhiqen më 5 janar 2026.
“Këto janë vetëm votat e mbetura që kanë arritur pas ditës së djeshme, pasi pjesa dërmuese e zarfeve tashmë është dërguar për në Kosovë”, ka sqaruar Latifi.
Kjo mobilizim i madh i diasporës në Zvicër dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë të mërgatës me proceset demokratike dhe rëndësinë që ajo i kushton të ardhmes politike të Kosovës.
Foto: Genti Mersinaj
Lexoni po ashtu:
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












