Lajme
Ngjarja tragjike në Zvicër, Maqedonia e Veriut në gatishmëri për ndihmë
Maqedonia shpreh gatishmëri për të mbështetur autoritetet zvicerane pas aksidentit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se pas tragjedisë në një bar në qendrën zvicerane të skijimit Crans-Montana, ku humbën jetën rreth 40 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, autoritetet maqedonase janë në gatishmëri për të ofruar ndihmë, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas konsultimeve me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, zhvilloi një bisedë telefonike me ambasadorin e Zvicrës në vend, Christoph Sommer. Gjatë bisedës, Mucunski shprehu ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe për popullin zviceran, duke uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm për të lënduarit.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, bëri të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë të nevojshme Zvicrës. Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë është në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi me autoritetet shëndetësore zvicerane.
“Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë,” deklaroi Aliu, duke nënvizuar gatishmërinë e institucioneve maqedonase për të ofruar mbështetje të përshtatshme.
Po ashtu, Ambasada e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se monitoron zhvillimet dhe është në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët maqedonas që mund të jenë të prekur nga ngjarja tragjike.
E-Diaspora
-
Berlin
Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt Vepra u prezantua në version koncertal në Hamburger Bahnhof, duke ndërthurur muzikën, teatrin dhe artin bashkëkohor... -
Berlin
Mira Murati renditet mes grave më të fuqishme në teknologji nga revista Fortune -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Dënohet me 15 vjet burg shqiptari që planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift -
Berlin
Petrit Halilaj në panel diskutimi në Berlin në kuadër të Javës Italiane në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë Telefonuesi kishte pretenduar se kishte parë imazhe të një rrëmbimi në një vend të njohur për... -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti -
Turizmi në Zvicër: Më shumë bujtje në vitin 2025











