Shqipëria
Ku renditet Shqipëria në nivel global për Inteligjencën Artificiale
Shqipëria renditet në vendin e 81 në nivel global në “Government AI Readiness Index” të publikuar nga “Oxford Insights”, duke u vlerësuar pozitivisht në disa nga shtyllat kryesore të gatishmërisë ndaj inteligjencës artificiale.
Sipas Agjencisë për Medie dhe Informim, vendi shënon rezultate të mira në adoptimin e inteligjencës artificiale (IA) në shërbimet publike (68.95 pikë), qeverisjen (51.67 pikë) dhe zhvillimin e infrastrukturës (48.44 pikë), transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria vlerësohet ndër vendet më aktive për sa i takon digjitalizimit, për emërimin e Diellës si ministrja e parë e Inteligjencën Artificiale.
Po ashtu vlerësohet edhe për miratimin e Strategjisë së parë Kombëtare për inteligjencën artificiale në muajin gusht, hapa që forcojnë më tej kornizën institucionale dhe strategjike të vendit në këtë fushë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” Konferencë kushtuar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e organizuar nga shoqata “Zëri i Gruas LIRA”,... -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë
Jeta në Zvicër
-
Probleme gjuhësore midis makinistëve të SBB: Për pak përplasje trenash Keqkuptimet midis makinistëve të trenave që flisnin gjermanisht dhe dispeçerëve që flisnin frëngjisht penguan trajtimin e... -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme” -
Lindt ul çmimet e çokollatave premium në Zvicër pas presionit të tregut -
Ushtria zvicerane mobilizon mbi 3,000 ushtarë në një stërvitje të madhe mbrojtjeje -
Si e shohin partitë refuzimin e nismës së SVP-së












