Të tjera
Karatistja nga Kosova i sjell medalje Shqipërisë
Vajza nga Kosova, e cila garon për Shqipërinë, arriti të fitonte medalje argjendi në kategorinë e kadetëve për peshat +61 kg
Kombëtarja shqiptare e karatesë ka fituar medaljen e dytë në Kampionatin Europian në Limasol (Qipro), medalje që erdhi nga sportistja Lanika Rexhepi.
Federata Shqiptare e Karatesë njoftoi se Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në kategorinë kadet +61 kg, në Kampionatin Evropian Kadet, Junior & U21.
Vajza nga Kosova, e cila garon për Shqipërinë, arriti të fitonte medalje argjendi në kategorinë e kadetëve për peshat +61 kg.
Rexhepi spikati me paraqitjet e saj, teksa kaloi me radhë duelet, duke nisur me fitore 8-0 ndaj Malit të Zi, për të vijuar me të njëjtin rezultat edhe ndaj Gjeorgjisë, më pas 6-1 kundër Francës dhe 3-0 përballë Italisë.
Lanika Rexhepi u ndal vetëm në finale, pasi humbi 0-1 me rivalen nga Portugalia, pas një ndeshjeje shumë të luftuar.
Suksesi i parë për Shqipërinë erdhi ditën e shtunë nga Neevis Hasani, i cili fitoi medaljen e bronzit në kategorinë e kadetëve për peshat -52 kg. Një rezultat historik që vjen nga karateisti i talentuar i Tiranës, i cili prej 5 vitesh stërvitet në shtëpinë bardheblu nën drejtimin e trajnerit Bekim Basha.
Kujtojmë që Shqipëria u përfaqësua në Evropianin e karatesë me 14 sportistë, të drejtuar nga trajnerët Mirandi Backa, Lirim Dedej dhe Jetmir Rexhepi.
Kombëtarja shqiptare e karatesë ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Limasol të Qipros, duke shënuar rezultate të rëndësishme, me dy medalje të fituara në kompeticionin ku garonin rreth 1195 sportistë nga 46 shtete.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës













