Lajme
Sivjet më pak pushues në Velipojë
Siç raportojnë mediet shqiptare, arsyeja më e madhe e pakësimit të pushuesve, është kryesisht mungesa e infrastrukturës
Çmimet e larta dhe mungesa e infrastrukturës ka ndikuar që sivjet të ketë më pak turistë në Velipojë. Siç raportojnë mediet shqiptare, arsyeja më e madhe e pakësimit të pushuesve, është kryesisht mungesa e infrastrukturës.
Rrugët e papastruara, mbeturinat e pahequra dhe mungesa e plazheve publike tregojnë se në këtë zonë mungon tërësisht dora e pushtetit vendor, raporton TCh. Shqetësimi më i madh për pushuesit nga Kosova është papastërtia në çdo cep, por edhe çmimet ekstrem të larta për ofertën.
Velipoja ishte njësi administrative më vete, ndërsa tani është pjesë e Bashkisë së Shkodrës, e cila ende nuk ka nisur punën. Dhe kjo, sipas medieve shqiptare, është reflektuar në vënien e rendit dhe ligjit nëpër qytezë.
Në anën tjetër,. Dias pushues që kanë qenë në Velipojë janë ankuar se çmimet e banimit kanë qenë shumë të larta. Ata i kanë thënë albinfo.ch, se pas festës së Bajramit në Velipojë një dhomë ka kushtuar deri 50 euro, që ka qenë më e lartë se sa në Sarandë, Ksamil e vendet tjera.
E-Diaspora
-
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë “Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më... -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion
Jeta në Zvicër
-
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren Një moment i veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.... -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës -
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë













