Lajme
Të zhdukurit, peng i politikës
Serbia, sikurse herën e parë, po kundërshton gërmimin në Novi Pazar duke u justifikuar se ka mungesë mjetesh financiare. Familjarët thonë se kjo është lojë politike
Është hera e dytë që ndërpriten gërmimet në qytetin Novi Pazar të Serbisë, në një lokacion ku dyshohet se ka mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit nga forcat serbe. Ndalimi i gërmimeve ka shqetësuar familjarët që akoma nuk i kanë gjetur të zhdukurit e tyre nga lufta e vitit 1998-1999.
Serbia, sikurse herën e parë, po kundërshton gërmimin në Novi Pazar duke u justifikuar se ka mungesë mjetesh financiare. Familjarët kërkojnë nga autoritetet e Kosovës, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare që të bëj presion mbi Serbinë, që të tregohet më humane në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Bajram Qerkini, nga Këshilli Koordinues i Asociacionit të Familjarëve të të Zhdukurve, tha për REL se nisja dhe ndërprerja e gërmimeve në vendin e quajtur Kozarevë afër Nivi Pazarit është një lojë e radhës e politikës serbe me fatin e të zhdukurve dhe familjarët e tyre.
“Nuk është ai i vetmi lokacion që ka mbetur në gjysmë, ka shumë lokacione që kanë mbetur të tilla. Katër vjet ka zgjatur Rudnica deri sa u zbulua dhe ajo ka mbetur në gjysmë. Në vend se të nxirren 350-400 persona janë gjetur vetëm 55. Kështu që edhe këtu në varrezat e Novi Pazarit, gjegjësisht në Kozarevës, në lumin e Kozicës, ku dyshohet dhe ka dëshmi se janë 50 veta puna ma mbet në gjysmë”, tha Qerkini.
Prenk Gjetaj është drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur të Kosovës. Ai ka shpjeguar arsyet se pse pala serbe ka ndërprerë punimet.
“Pala serbe ka gërmuar 50 metra në njërin kanal, 57 metra tjetrin dhe i ka ndërprerë punimet për arsye se thotë se nuk kemi buxhet për gërmime të mëtutjeshme. Sipas informatave tona ka mbetur pa u vlerësuar gjatësia 20 metra në vazhdim të atyre kanaleve dhe gjerësia 10 metra. Kështu ata nuk refuzuan të mos punohet, por me kërkesë të re dhe urdhëresë të re të vazhdohet me arsyetim se nuk kanë buxhet për më tutje”, ka sqaruar Gjetaj.
Gjetaj tha se nga autoritetet e Serbisë është kërkuar që gërmimet të bëhen në anën e majtë të lumit Kozarica, në vendin për të cilin pala e Kosovës ka informacione për varrezë të dyshuar masive, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.
Ai tha se një kërkesë e ngjashme është bërë edhe për një lokacion në Rudnicë të Rashkës, afër lokacionit ku tashmë është zbuluar një varrezë masive, me trupat e mbi 50 civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
“Edhe kjo është formë e opstruksionit e lojërave të cilat ata, siç dinë sikur në rastin Rudnicës, të zvarrisin këtë çështje”, u shpreh Gjetaj.
Ndryshe, Sipas shifrave zyrtare, ende janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur. Menjëherë pas luftës numri i të pagjeturve ishte mbi 4 mijë, mirëpo në disa raste janë zbuluar shumica prej tyre nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna Bashta, Danub, Rudnica etj. Trupat e shqiptarëve ishin bartur nga policia dhe ushtria serbe në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit











