Lajme
“Vala” edhe 20 mijë numra falas për bashkatdhetarë
Secili bashkatdhetar që regjistrohet në pikat e regjistrimit ka edhe një numër falas me 100 minuta, 50 SMS dhe 500 MB falas, me vlefshmëri të kartelës për 12 muaj
Posta dhe Telekomi i Kosovës ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Diasporës që të lëshojë në qarkullin falas edhe 20 mijë numra shtesë të “Valës” për bashkatdhetarët, në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”. Kjo ndodh si rezultat i interesimit të madh të bashkatdhetarëve për projektin e regjistrit, i cili implementohet nga MeD.
Kësaj fushate, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e procesit të hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, “Vala” i është bashkuar në fillim të muajit korrik, duke dhuruar falas 50 mijë numra për mërgimtarët. Për secilin bashkatdhetar që është regjistruar në pikat e regjistrimit ka dhënë edhe një numër falas me 100 minuta, 50 SMS dhe 500 MB falas, me vlefshmëri të kartelës për 12 muaj.
Sipas një komunikate për medie, Ministri i Diasporës, Valon Murati, për ta zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me ”Valën”, me lëshimin e 20 mijë numrave shtesë duke filluar që nga e nesërmja, e pret neser në një takim drejtorin e “Valës”, Agron Mustafa.
Ndryshe, Operatori publik Vala ka ndarë tashmë 50 mijë numra për bashkatdhetarët kosovarë. Këta numra kanë vlefshmëri një vit, deri në pushimin e vitit të ardhëm 2016, kur i njëjti qytetar rikthehet sërish në Kosovë.
“Problemi i secilit bashkatdhetar për vite të tëra ka qenë fakti se i është dashur të ndërrojnë numrin sa herë kanë ardhur në Kosovë. Kjo për shkak se numrat apo SIM-kartelat kanë një afat të kufizuar vlefshmërie dhe deaktivizohen nëse nuk rimbushen. Kartelat që do të dhurojmë dhe që parashihet të jenë vetëm për bashkatdhetarët do të kenë afat vlefshmërie një vit, që do të thotë se numri i njëjtë i telefonit mund të përdoret edhe vitin tjetër”, ka thanë Agron Mustafa, drejtori i “Valës”, me rastin e ndarjes së numrave herën e parë.
E-Diaspora
-
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë “Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më... -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion
Jeta në Zvicër
-
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren Një moment i veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.... -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës -
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë












