Futboll
Lëndohet Leon Avdullahu, mungon ndaj Sllovakisë
Mesfushori i Hoffenheimit pëson lëndim muskulor dhe mbetet jashtë për disa javë, duke humbur ndeshjen vendimtare të Kosovës në plejofin për Botërorin 2026
Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, ka konfirmuar në konferencën për shtyp të së enjtes se mesfushori Leon Avdullahu ka pësuar një lëndim muskulor, që do ta mbajë larg fushave për disa javë, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e këtij dëmtimi, Avdullahu nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kjo përballje do të zhvillohet më 26 mars në Bratislavë.
“Fatkeqësisht duhet të njoftojmë mungesën e një lojtari kyç. Leon Avdullahu nuk do të jetë i disponueshëm për ne për disa javë,” u shpreh Ilzer.
Megjithatë, trajneri i Hoffenheimit la të kuptohet se lojtari pritet të rikthehet para përfundimit të sezonit në Bundesligë, duke qenë se kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u zhvilluar.
“Supozoj se ai do të jetë përsëri i gatshëm për lojë brenda këtij sezoni,” shtoi ai.
Ndërkohë, për të mbuluar mungesën e Avdullahut, një nga opsionet që po shqyrtohet është zhvendosja e Albian Hajdarit nga qendra e mbrojtjes në pozicionin e tij në mesfushë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













