Lajme
Kosovarët po ikin, të tjerët po kërkojnë azil në Kosovë
Sipas të dhënave, të cilat i posedon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nga 1 janari i këtij viti e deri më tani në Kosovë, kanë kërkuar azil 52 persona të huaj
Derisa një numër i madh i kosovarëve kanë emigruar në shtetet e Bashkimit Evropian në përpjekje për të gjet një jetë më të mirë, ka qytetarë të huaj që e pëlqejnë Kosovën për të jetuar. Madje disa emigrantët nga zonat e luftës në Siri e Irak e Palestina, kanë kërkuar azil në Kosovë.
Sipas të dhënave, të cilat i posedon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nga 1 janari i këtij viti e deri më tani në Kosovë, kanë kërkuar azil 52 persona të huaj: 40 janë nga Siria, 6 nga Iraku dhe 2 nga Palestina…
Sipas zyrtarëve të MPB-së, emigrantët janë të vendosur në Qendrën për Azilkërkues në Magure (Lipjan), e cila funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB.
“Qendra i plotëson të gjitha standardet evropiane dhe për këtë kemi marrë vlerësime shume pozitive nga Komisioni Evropian, UNHCR dhe organizata e institucione tjera ndërkombëtare”, kanë thënë nga MPB-ja për Telegrafin.
Në anën tjetër, një pjesë e atyre që kanë kërkuar azil në Kosovë, kanë origjinë shqiptare. Sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), numri i atyre që kanë kërkuar azil në Kosovë dhe kanë origjinë shqiptare, është rreth 30 persona.
Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka thënë për Telegrafin nuk është se kanë ndonjë statistikë të saktë, se sa prej atyre që njihen si arnautët e Sirisë, janë vendosur në Kosovë.
Rexhepi tha se emigrantët nga Siria nuk janë në një gjendje të lakmueshme, sepse ballafaqohen me probleme të vendbanimit dhe ushqimit.
“Shoqata ‘Bereqeti’, e cila funksionon në kuadër të BIK-ut, ka bërë përpjekje t’iu dal në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje, mirëpo më tepër nuk ka patur mundësi. Me aq sa kemi informata disa qytetarë të vullnetit të mirë, ju kanë ofruar edhe strehim bashkëkombësve të tyre”, tha ai.
Arnautët e Sirisë, janë shqiptarë të cilët kryesisht në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, janë shpërngulur në Siri, ku një pjesë e tyre është marrë më nxënien e dijes fetare, kurse pjesa tjetër për qëllime të tregtisë kanë mbetur atje. Më i njohuri nga komuniteti shqiptar në Siri ka qenë doktori i historisë Muhamed Mufaku-Arnauti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” Sipas Zyrës Federale Zvicerane të Auditimit, fushatat pro dhe kundër së bashku kanë në dispozicion rreth... -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve”












