Lajme
Marrëveshjet afrojnë Serbinë me BE-në, Kosova e izoluar
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn dhe kancelarja Angela Merkel, kanë thënë se pas marrëveshjeve të fundit, Beogradit i është hapur rruga e nisjes së negociatave për BE
Serbia konsiderohet fituesja më e madhe në procesin negociator që po zhvillohet në Bruksel me palën e Kosovës. Përveç që arriti të marrë një lloj autonomie për serbët në Kosovë me marrëveshjen për asociacionin, Beogradit iu çelën dyert edhe për integrim në Bashkimin Evropian. Ndërsa Kosova sërish mbeti vendi më i izoluar i Evropës.
Një gjë e tillë është vënë në pah të enjten, në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë. Në këtë samit, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, por edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se pas marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, Beogradit i është hapur rruga e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, raporton koha.
“Atmosfera është e atillë që shumë shpejt zyrtarisht të nisim çeljen e negociatave me Serbinë, pasi Beogradi dhe Prishtina kanë bërë hapa përpara, duke tejkaluar problemet e dekadave të shkuara”, ka thënë komisari Hahn, i cili nuk ka thënë se çka do të përfitojë Kosova.
Derisa për Kosovën nuk thanë asnjë fjalë, analistët në Prishtinë besojnë se nga këto marrëveshje fiton edhe Kosova, por me pak.
Analisti Emrush Ujkani por edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, shpresojnë se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave, si “shpërblim” i marrëveshjeve të fundit.
Ndryshe, Serbisë, në janar të vitit 2014 ka filluar zyrtarisht procesin e anëtarësimit, por që negociatat nuk kanë filluar ende, pasi Gjermania kërkoi përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe respektimin e marrëveshjes së 19 Prill 2013. pas marrëveshjeve të fundit edhe Gjermania ka pranuar që Serbisë t’i hapet rruga për negociim.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











