Lajme
I jepet lamtumira e fundit akademik Krasniqit
Qytetarë e Kosovës ia dhanë lamtumirën e fund, politikanit, poetit e akademikut Krasniqi, i cili vdiq tri ditë më parë në Prishtinë në moshën 95 vjeçare
Akademiku që kishte ndërtuar vet varrin, madje edhe gurin mbi varr, Mark Krasniqi nga sot pushon i qetë në banesën e tij të fundit në varrezat katolike në lagjen Arbëria (Dragodan). Qindra qytetarë bënë homazhe dhe ia dhanë lamtumirën e fund, politikanit, poetit e profesorit Krasniqi, i cili vdiq tri ditë më parë nga një sëmundje e shkurtër në Prishtinë në moshën 95 vjeçare.
Presidentja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në mbledhjen komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës së akademikut e veprimtarit të madh të Kosovës, Mark Krasniqi.
Presidentja Jahjaga duke e vlerësuar lart figurën e Akademik Mark Krasniqit tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, qytetarët e vendit dhe për gjithë Kosovën në përgjithësi.
Të pranishëm në këtë akademi veç familjarëve të profesor Mark Krasniqit, ishin edhe kryeministri Isa Mustafa, si dhe përfaqësues fetarë e zyrtarë të partive politike.
Pas një minutë heshtjeje në nderim të Akademik Mark Krasniqit, Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e vlerësoi lart kontributin e Krasniqit.
Ai tha se akademik Mark Krasniqi dallohej në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë, të institucioneve shkencore dhe të veprimtarive kulturore e shoqërore të Kosovës. Këto angazhime ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën e tij për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar, raporton RTK.
“Këtij brezi i takon pa dyshim dhe merita për ngritjen e institucioneve dhe të kuadrove për Universitetin e Prishtinës, i cili luajti një rol të madh në përmbushjen jo vetëm të funksionit arsimor, shkencor dhe edukativ, por u bë dhe faktor i fuqishëm integrativ i shqiptarëve në gjithë ish-Jugosllavinë”, tha Islami.
Arkivoli me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit është larguar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Kortezhi përshkroi rrugën Agim Ramadani, për të bërë homazhe dhe nderim para shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, për të vazhduar homazhe e nderime para shtatores së Skënderbeut, dhe para shtatores se Nënës Terezë.
Ceremonia e nderimit u mbajt në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë, ndërsa varrimi në varrezat katolike në lagjen Arbëria.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë












