Futboll

Pse është titull historik për FC Thun

Thun ka qenë surpriza absolute e sezonit, duke dominuar kampionatin që prej muajit tetor dhe duke lënë pas emra të mëdhenj si FC Basel dhe BSC Young Boys, pavarësisht një buxheti dukshëm më të vogël

FC Thun bënë historinë e futbollit zviceran duke u bërë ekipi i parë që fiton Swiss Super League menjëherë pas promovimit nga kategoria e dytë.

Është një arritje që nuk ka precedent në futbollin modern zviceran dhe që i bashkohet legjendave evropiane të Nottingham Forest të vitit 1978 dhe Kaiserslautern të vitit 1998, transmeton albinfo.ch.

Thun është një klub nga një qytet me vetëm 45,000 banorë, i cili u kthye në elitë pasi fitoi Sëiss Challenge League sezonin e kaluar.

Për t’u përgatitur, klubi shpenzoi rreth 2 milionë euro në transferime, një shifër marramendëse krahasuar me 18 milionët e Basel apo 13 milionët e Young Boys. Por paratë nuk e shkruajnë gjithmonë historinë në futboll.

Trajneri Mauro Lustrinelli, i cili ishte lojtar i Thun në sezonin historik të Ligës së Kampionëve 2005-06, i ka çuar tani ata sërish në Evropë, 20 vjet pas atij aventure të paharrueshme ku u ndeshën me Arsenal, Ajax dhe Sparta Prague.

Titullin e siguruan pas humbjes së St. Gallen, duke mbyllur me 11 pikë diferencë, ndërkohë që tifozët e mahnitur festuan gjatë gjithë natës në sheshin qendror të qytetit.

Mes tyre edhe Binia Derche, 56 vjeçe, tifoze prej 32 vitesh me mbi njëqind fanella të Thunit në koleksion, njeriu që nuk mundi t’i mbante lot kur ekipi mundi Young Boys 2-1 në mars. Disa histori futbolli shkruhen për tifozë si ajo.

Vlen të theksohet fakti se te kampionët luajnë edhe dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Kastriot Imerin dhe Valmir Matoshin. Të dy luajtën një rol të jashtëzakonshëm në fitimin e këtij trofeu.

Imeri është aktivizuar 28 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe 7 asistime, ndërsa Matoshi, numëron 31 ndeshje, 6 gola dhe 4 asistime.